Portieri i Dritës, Florian Smakiqi ka kryer me sukses operimin.
Smakiqi u lëndua në ndeshjen ndaj Llapit, me ç’rast u kuptua se ka lëndim më të rëndë dhe duhej operimi, përcjell GazetaBlic Sport.
Klubi njoftoi se Smakiqi do të mungojë për pjesën e mbetur të sezonit.
Ja komunikat e klubit (pa ndërhyrje):
“Florian Smakiqi kryen me sukses operimin
Gardiani ynë Florian Smakiqi sot i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik.
Në ndeshjen me Llapin, Smakiqi kishte pësuar një lendim dhe pas egzaminimeve më të thalla u konstatua që kishte reptur të hamstringut dhe i është detyruar ndërhyrjes kirurgjike.
Smakiqi do të mbete jashtë fushës për pjesën e mbetur të kampionatit.
Klubi jonë i dëshiron shërim të shpejtë Florianit”, shkruhet në njoftim.
/GazetaBlic Sport