Florian Smakiqi është portieri i ri i skuadrës së Drenicës.
Portieri i mirënjohur i futbollit kosovar i ndau rrugët me skuadrën e Feronikelit, pas një kohe të gjatë me shumë suksese tek ‘Industrialistët’.
Smakiqi për ‘GazetaBlic Sport’ ka konfirmuar se tashmë do t’i mbrojë ngjyrat e skuadrës nga Skenderaj.
Ai ka nënshkruar kontratë gjashtë muajshe me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.
“Jam i lumtur të konfirmojë se tashmë jam portier i skuadrës së Drenicës. Kemi arritur marrëveshje gjashtë muajshe me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër. Do të jap maksimumin tek skuadra e re ashtu siç kam bërë në çdo vend ku kam luajtur“, tha Smakiqi për GazetaBlic Sport.

/GazetaBlic Sport/


