Sporti

Florian Marku zbulon kohën e meçit të nesërm

11/19/2021 14:35
nga:Mergim Rreci

Shqiptari i pamposhtur në boks, Florian Marku rikthehet në ring të shtunën, ku do të përballet me Jorick Luisettos.

Marku mund të vazhdojë ngritjen e tij mbresëlënëse me një fitore ndaj Luisetto në The SSE Arena, përcjell GazetaBlic Sport

Pitet të jetë një përballje shumë interesante, me kundërshtarin që asesi nuk mund të nënçmohet.

Luisetto ka 13 meçe, prej të cilave ka fituar 11, 2 me K.O dhe ka humbur 2.

Në anën tjetër, boksieri shqiptar është i pamposhtur, me Markun që nga 10 meçe ka 9 fitore dhe vetëm një barazim.

Marku ka zbuluar para pak çastesh se do të ndeshjet rreth orës 21:00 – 22:00.

/GazetaBlic Sport/