Showtime

Florian Marku u kap nga sigurimi, vjen reagimi i Bebe Rexhes

09/24/2021 11:30
nga:G C

Florian Marku u shoqërua jashtë skenës nga sigurimi dhe më pas shtyu kundërshtarin Maxim Prodan në konferencën e shtypit për Joshua vs Usyk.

Boksieri shqiptar sfidon Prodanin për titullin ndërkombëtar IBF në peshën e mesme këtë të ghtunë në

Stadiumin Tottenham Hotspur, drejtpërdrejt në Box Sports të Sky Sports, dhe rivaliteti i tyre vloi para kamerave.

Marku u përpoq të përballej me Prodanin gjatë një shkëmbimi verbal të nxehtë, por u ndalua nga sigurimi dhe më pas e shtyu rivalin e tij rumun teksa pozonin për fotografi në përballjen para luftimit.
Videoja e Markut është shpërndarë gjithandej në rrjetet sociale duke u bërë virale.
Këtë video e ka shpërndarë edhe këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha.

Rexha e ka publikuar në InstaStory dhe ka shkruar në mbishkrimin e saj “Damn”.