Sporti

Florian Marku ngjitet në ring, kërkon vetëm fitoren ndaj Chris Jenkins

04/02/2022 22:40
nga:Mergim Rreci

Bokseri shqiptar, Florian Marku i njohur si “Albanian King” do të përballet pas pak me Chris Jenkins në Newcastle, atje ku do të mbrojë titullin ndërkombëtar IBF në peshën e mesme.

Ai tashmë është ngjitur në ring, atje ku kërkon vetëm fitoren e madhe, shkruan GazetaBlic Sport.

Pritet të jetë një meç fantastik. Gjithçka është gati dhe ndeshja do të fillojë pas pak.

GazetaBlic Sport do të ju mbajë vazhdimisht të raportuar për rrjedhën e këtij meçi.