Florian Marku e ka fituar luftën ndaj Maxim Prodan.
Marku ka treguar paraqitje shumë të mirë, duke triumfuar me vendim të gjyqtarëve, përcjell GazetaBlic Sport.
Meçi zgjati 10 raunde, por në fund gjyqtarët vendosën për fitoren e Florian Markut. Kjo fitore i mundësoi Florian Markut titullin IBF.
Pas meçit, Marku tha dy fjalë edhe për Maxim Prodan.
“Ka thënë që nuk jam boksier, jam më shumë luftëtarë MMA. Askush nuk besonte në mua, por ja ku jam sot, ja çka ndodhi sot. Ky është vetëm fillimi. Kam sakrifikuar jetën për këtë sport”, tha fillimisht Marku për MatchingRoom Boxing.
“Unë humba maksimum dy raunde. Tha që s’jam boksier, shikoni se çfarë i bëra sonte, ai nuk bëri asgjë. Nuk jam i lumtur me paraqitjen time, por mendoj se fitova 8 raunde”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


