Sporti

Florian Haxha nuk grumbullohet me Kombëtaren

10/07/2025 11:24
nga:Lorik J

Florian Haxha nuk grumbullohet me Kombëtaren për dy ndeshjet e tetorit ndaj Sllovenisë dhe Suedisë.

FFK njoftoi se mesfushori i djathtë i skuadrës polake, Motor Lublin, Florian Haxha nuk do të jetë pjesë e grumbullimit të Kombëtares së Kosovës për dy ndeshjet e këtij muaji kundër Sllovenisë dhe Suedisë për shkak të gjendjes shëndetësore.

Ndërkohë, Kombëtarja do të vazhdojë sot me përgatitje me seancën e dytë stërvitore, e cila zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në orën 16:30.

/GazetaBlic Sport