Lajme

Florian Dushi: Kolovica mbetet bastion i LDK-së, drejt fitores për të ardhmen e Kosovës

12/24/2025 23:49
nga:Genita C

Kandidati i LDK-së për deputet, Florian Dushi, ka deklaruar se Kolovica mbetet bastion i Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke theksuar se nuk ka dorëzim dhe as humbje.

Ai u shpreh se LDK-ja është e vendosur dhe e palëkundur në mbrojtje të idealit dhe vizionit të paraardhësve, duke bërë thirrje për fitore, dinjitet dhe një të ardhme më të mirë për Kosovën nën udhëheqjen e LDK-së.

Postimi i plotë:

Kolovica është bastion i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Këtu nuk ka dorëzim, nuk ka humbje. Jemi të parët, të vendosur dhe të palëkundur në mbrojtje të idealit dhe vizionit të paraardhësve tanë.
Me LDK-në për fitore, për dinjitet dhe për të ardhmen e Kosovës.

VOTO 123 – LIDHJEN DEMOKRATIKE TË KOSOVËS!