Lajme

Florian Dushi: Duhet me ia ‘heq’ kapelën Gjermanisë, falë trajtitimit atje ministrja Gërvalla është shëndosh si ‘molla’

09/02/2021 22:50
nga:Y I

Pas raportimeve në media se Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, është rëndë nga Covid-19, kjo e fundit ka reaguar duke thënë se është shëndosh si ‘molla’.

Pas këtij deklarimi të zonjës Gërvalla ka reaguar zyrtari i LDK-së, Florian Dushi.

Dushi ka thënë duhet me ia heq ‘kapelën’ Gjermanisë, falë trajtimit të të cilit ministre është shëndosh si molla!

Reagimi i plotë:

Për me qenë korrekt mirë është me ia “heq” kapelën edhe Gjermanisë, shtetit falë trajtimit të të cilit znj.ministre është shëndosh si molla!

Lajmërohet Donika Gërvalla: Jam shëndosh si ‘molla’, falë vaksinës po e kaloj lehtë Covidin