Lajme

Florian Binaj falenderon PD për mbështetjen: Deri dje luftova me humor, sot me votë

10/07/2025 07:28
nga:Y I

Florian Binaj përmes një postimi në rrjetet sociale, ka falënderuar Partinë Demokratike, Nismën Thurje dhe Shqipëria Bëhet për mbështetjen që i kanë dhënë kandidaturës së tij për Bashkinë e Tiranës në një garë kur do të gjejë përballë Ogerta Manastirliun e mazhorancës.

Mes të tjerash, Binaj falënderon qytetarët që e kanë mbështetur dhe shton se deri dje e ka luftuar padrejtësinë me humor, teksa këtë herë kjo gjë do të bëhet me votë.