Florian Berisha është një gjyqtar i futbollit kosovar, gjyqtar ky që duket se ka të ardhme të ndritur.
Ai është nga qyteti i Istogut dhe është vlerësuar me disa çmime për arritjet e tij në moshë të re, shkruan GazetaBlic Sport.
Ai kishte debtuar në një miqësore mes Istogut dhe Beharit, dhe që në takimin e parë ka dëshmuar se mund të jetë një gjyqtar që mund të lë mbresa në futbollin tonë.
Berisha vazhdimisht ka treguar se është i angazhuar fuqishëm në këtë drejtim dhe se ka pasionin e madh për të bërë gjëra të mëdha.



