Showtime

Flori Mumajesi feston ditëlindjen e 40-të

08/23/2022 20:44
nga:Q R

Kantautori i njohur shqiptar, Flori Mumajesi sot feston ditëlindjen e tij të 40-të.

Ndërsa artisti ka mbi 20 vite që merret me muzikë duke sjellë kështu hite të shumta.

Flori u bë i njohur për publikun shqiptar me grupin ” The Dreams”, ku më vonë u nda nga grupi dhe krijoi një karrierë mjaft të suksesshme si solo-artist.

Përgjatë këtyre viteve karrierë ai mori pjesë në festivale të shumta ku arriti të rrëmbente edhe çmime kryesore.

“Me sy mbyllur”, “Ka natë ka dhe ditë”, ” Me zemër”, ” Pa jetë”, “Me fjalë të vogla”, janë disa nga hitet e kantautorit.

Projekti i fundit muzikor i Florit u lansua në Dhjetor të vitit të kaluar dhe ishte në bashkëpunim me Anxhelinën.

Ndryshe sa i përket aspektit personal ai këtë periudhë po përflitet për një lidhje me moderatoren Liberta Spahiu, mirëpo dyshja nuk kanë pohuar as mohuar asgjë sa i përket këtyre spekulimeve.