Showtime

Flori Mumajesi, Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj ‘marrin në dorë’ drejtimin e Festivalit RTSH-së

08/03/2022 15:47
nga:G B

Këtë vit, “Festivali i Këngës” do të vijë në moderimin e 3 personazheve shumë të njohur nga publiku shqiptar. Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj do të bëhen sërish bashkë pas një edicioni të suksesshëm bashkëpunimi të reality show më të madh dhe suksesshën në Shqipëri “Big Brother”.

Surpriza më e madhe e kësaj tresheje nuk ishte asnjëri nga dy të sapo përmendurit, por është këngëtari Flori Mumajesi. Pas një mungese të gjatë në rrjetet sociale dhe në botën e muzikës, do të kemi një rikthim të bujshëm të këngëtarit, por kësaj radhe ai do të vijë në rolin e drejtorit artistik të festivalit.

Rikujtojmë se Flori nuk ka qenë asnjëherë pjesë e Festivalit si këngëtar apo producent, e vetmja herë pjesëmarrje ka qenë me Manjola Nallbanin kur Flori ka qenë pjesë e “The Dreams”. Vendi i zgjedhur ishte sheshi përballë stadiumit “Air Albania”, i njohur si sheshi tek “ish-Kolonat”.