Lajme

Flori Beqirajt i caktohet 1 muaj paraburgim për sulmin seksual ndaj Mrika Nikçit

10/01/2022 17:54
nga:Astrit Gashi

Gjykata Themelore në Pejë i ka caktuar masën e paraburgimit prej 1 muajit të pandehurit Flori Beqiraj, i cili sulmoi seksualisht Mrika Nikçin.

Burime të Klankosova.tv bëjnë të ditur se masa e paraburgimit ndaj Flori Beqirajt do të llogaritet që nga dje e deri më 30 tetor të këtij viti.

Kujtojmë se dje, ishte vetë Mrika Nikçi, ajo e cila përmes një video bëri publik momentin e sulmit seksual nga Flori Beqiraj.