Florenzi ka arritur në Milan për të kryer testet mjekësore për të kompletuar transferimin e tij.
Skuadrat italiane Milan dhe Roma prej kohësh kanë filluar negociatat për transferimin e Florenzit dhe më në fund u arrit marrëveshja mes palëve, shkruan GazetaBlic Sport.
Fillimisht Florenzi do t’i bashkohet Milan në formë huazimi dhe këta të fundit do t’i paguajnë Romës 1 milionë euro, kurse Milan do të ketë mundësinë e blerjes në fund të stinorit për 4.5 milionë euro.
Florenzi ka bërë 280 paraqitje te skuadra e Romës.
/GazetaBlic Sport/


