Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez i ka vizituar futbollistët e tij para ndeshjes së sotme ndaj Barcelonës.
Perez u takua me trajnerin Ancelotti dhe futbollistët e tij para pak minutave, shkruan GazetaBlic Sport.
“El Classico” mes Barcelonës dhe Real Madridit do të luhet sonte në ora 20:00.
Një sfidë ndryshe nga herat tjera kjo për shkak se nuk luhet as në “Camp Nou” e as në “Santiago Bernabeu”, por në Riad të Arabisë Saudite.
Katalunasit nuk kanë aspak formë të mirë në këtë edicion të La Ligas, kurse Real Madridi po vazhdon të shkëlqejë dhe është bindshëm në vendin e parë.
?? FLORENTINO PÉREZ visita a la PLANTILLA a pocas horas del CLÁSICO de #Supercopa.
Estamos EN DIRECTO en nuestro TWITCH: https://t.co/PK67wyCYdb pic.twitter.com/3PqPydF8FZ
— El Chiringuito TV (@elchiringuitotv) January 12, 2022


