Real Madrid mposhti Barcelonën 4-1 në finalen e Superkupës së Spanjës për të shtuar një tjetër trofe në vitrinën e tyre tashmë të mbushur.
Pas ndeshjes, presidenti i Los Blancos, Florentino Perez, ishte në humor të mirë dhe bëri shaka se Vinicius Junior duhej të kishte shënuar më shumë se tre golat që shënoi në 39 minutat e para të ndeshjes.
“Ai është një nga lojtarët më të mirë në botë, por i thashë se duhet të kishte shënuar më shumë gola. Ata tre nuk mjaftuan,” tha Perez dhe vazhdoi me një ton më serioz.
“Vinicius shkëlqen gjithmonë, por të shënosh një hat-trick në këtë lojë nuk është normale. Ai është shumë i lumtur sepse po tregon performancë të shkëlqyer. Përpjekja që bën në çdo ndeshje është fenomenale. Ai është shumë i ri dhe shumë i mirë dhe do të bëhet më mirë çdo vit”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport