Sporti

Florentino Perez jep sinjale të mëdha për Mbappe: Do kemi lajme për të në muajin janar

10/05/2021 14:31
nga:Mergim Rreci

Synimi i mirënjohur i Mbappe për të lënë PSG-në ishte edhe një herë i denjë për koment nga presidenti i Real Madridit, Florentino Pérez.

“Në janar do të kemi lajme për Mbappe. Le të shpresojmë se gjithçka mund të zgjidhet me 1 janar”, tha Perez, përcjell GazetaBlic Sport.

Ky ishte një sinjal i madh i një transferimi të mundshëm bombastik në afatin kalimtar dimëror.

Sidoqoftë, nuk kaloi shumë kohë për të sqaruar fjalët e tij, në përgjigje të një kontakti nga radio franceze RMC.

“Ne do të duhet të presim vitin e ardhshëm për të pasur lajme dhe që gjithmonë duke respektuar Paris Saint-Germain, me të cilin kemi marrëdhënie të mira”, vazhdoi ai.

Reprezentuesi francez përfundon kontratën e tij me klubin parisien në qershorin e ardhshëm dhe është i lirë të negociojë me çdo klub nga 1 janari.

/GazetaBlic Sport/