Sporti

Florentino Perez dhe Nasser Al-Khelaifi drekuan në Paris, mediat e vendosin theksin tek Kylian Mbappe

02/15/2022 17:28
nga:Mergim Rreci

PSG dhe Real Madrid do të përballen sot në kreyndeshjen e madhe të Ligës së Kampionëve.

RMC Sport ka treguar se presidentët Nasser Al-Khelaïfi dhe Florentino Perez kishin drekuar së bashku, përcjell GazetaBlic Sport.

Të dy u panë në restorantin Pavillon Ledoyen – Guy Savoy dhe mendohet se njëra ndër temat e diskutuara është ajo e Kylian Mbappe.

“Bildi” gjerman kishte deklaruar se çështja Mbappe – Real Madrid tashmë duket e kryer dhe se do të zyrtarizohet pas ndeshjeve në Ligën e Kampionëve.