Sporti

Florent Muslija shënon eurogol nga fauli në Kupën e Gjermanisë

11/01/2023 19:24
nga:L J

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Florent Muslija ka shënuar dy gola ndaj Freiburg në Kupën e Gjermanisë.

Muslija të parin e realizoi në minutën e 5’të pas një super aksioni të ndërtuar nga ai dhe bashkëlojtarët.

Futbollisti kosovar shënoi edhe një gol tjetër. Kësaj radhe individual, nga gjuajtja e lirë.

Kujtojmë që këtë sezon, futbollisti “Dardan” e ka nisur për mrekulli duke shënuar tetë gola në të gjitha garat.