Florent Hasani do të nisë një aventurë të re në janar. Një ndër lojtarët më të mirë të Superiores, është shumë pranë transferimit në Rumani.
SuperSport mëson se për sulmuesin e Tiranës interesohen disa klube, por në avantazh për të siguruar shërbimet e tij është Rapidi i Bukureshtit.
Drejtuesit e klubit rumun, ku bën pjesë edhe Albion Rrahmani, po bisedojnë me homologët bardheblu. Dhe negociatat janë në fazën e fundit.
Tirana pritet të përfitojë rreth 600 mijë euro nga ky operacion. Hasani është pjesë e 26 herë kampionëve të Shqipërisë prej verës së vitit 2022.
Gjatë kësaj periudhe ka shënuar 29 gola me rekordmenët e futbollit shqiptar. Zyrtarizimi i transferimit të tij në Bukuresht është çështje kohe.