Lajme

Florent Dajqi, ushtari 15-vjeçar i UÇK-së sot i verbër, shteti s’e ndihmoi!

09/23/2024 16:39
nga:G B

Në moshën e njomë vendosi t’i dal në ballë armikut.

Florent Dajqi, nga Gjakova tregon se si në moshën 15-vjeçare bashkë edhe me disa shokë iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai në Klan Kosova ka rrëfyer përjetimet e tij në atë kohë.

Por, pas luftës atij nisi t’i keqësohej gjendja shëndetësore.

Florenti humbi të pamurit, derisa shteti nuk i ofroi ndihmë.

Në këtë storie ai tregoi për pasojat e traumat që i përjetoi gjatë kësaj lufte.

Ndiqeni storien për ish-ushtarin e UÇK-së, Florent Dajqi.