Lajme

“Flm Merrjep” – Nis linçimi i Doarsa Kicës nga Lëvizja Vetëvendosje

09/07/2022 13:42
nga:N M

Këshilltari i kryetarit të Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca, Ilri Kërçeli ka reaguar pasi paralajmërimeve se Doarsa Kica do t`i bashkohet Lidhjes Demokratike të Kosovës javën e ardhshme, raporton Gazeta Blic.

Ai ka shkruar në faqen e tij në facebook “Flmmerrjep” duke lënë të nënkuptohet se Kica tashmë është ‘shitur’.

Përveç Kërçelit reagim ndaj kalimit të Doarsa Kicës në LDK ka pasur edhe nga zyrtarë të lartë të paritsë që dikur ishte, Lista “Guxo”.

Ministri Faton Peci, i cili vjen nga Lista Guxo, ka thumbuar deputeten Doarsa Kica-Xhelili, e cila është larguar nga Guxo dhe raportohet se ka kaluar në LDK, raporton Gazeta Blic.Peci ka publikuar një fotografi me presidenten Vjosa Osmani dhe ministren Donika Gërvalla, derisa ka thënë se kushdo që synon tjetërsimin e vullnetit të qytetarëve, i bashkohet atyre që janë pjesë e erës së përfunduar në politikë.

“Kush synon tjetërsimin apo kontrabandimin e vullnetit të qytetarëve, i bashkohet atyre që janë pjesë e erës së përfunduar në politikë”, ka shkruar ai.

Ndërkohë nga Lidhja Demokratike e Kosovës kanë paralajmëruar se gjithsej 8 deputetë do të largohen nga Lëvizja Vetëvendosje.

Ishte shefi i deputetëve të LDK-së, Arben Gashi ai i cili në një intervistë të dhënë javë më parë kishte paralajmëruar largimin e këtyre deputetëve, ndonëse nuk ka përmendur emra.