Showtime

Flitet se kanë 18 mijë euro borxh për pushimet, Fjolla Morina reagon!

02/02/2022 18:24
nga:Donika Fetahu

Këngëtarja e njohur Fjolla Morina dhe Fisnik Syla, vitin e kaluar kurorëzuan dashurinë e tyre në një ndër vendet më luksoze, në Maldive.

Por disa lajme kanë qarkulluar ditën e djeshme se agjencia turistike që u kujdes për udhëtimin e çiftit, ka akuzuar së fundmi të dy  që nuk ka paguar çmimin e udhëtimit dhe se kanë një borxh ndaj kompanisë prej 18 mijë eurosh, shkruan GazetaBlic.

Pas këtij lajmi ka reaguar edhe Fjolla Morina, përmes një postimi në InstaStory, duke thënë se nuk është në dijeni për një gjë të tillë./GazetaBlic/