Shefi i GP të AAK-së, Besnik Tahiri, ka pyetur Qeverinë se sa do të jetë paga e një zyrtari të shtetit, tani pas kalimit të Ligjit të Pagave, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se është terr informativ dhe manipulim e mashtrim i radhës.
Ai u ka bërë thirrje që të flasin dhe të mos heshtin tash.
Postimi i tij i plotë:
E tash që kaloi Ligji i Pagave, a ka dikush në qeveri që mundet me na tregu sa është rroga e një zyrtari të shtetit? Terr informativ, manipulim dhe siç po duket edhe një mashtrim i radhës.
Folni mos heshtni tash!


