Showtime

“Flija herët se isha pa ngrënë”, Donaldi flet për vështirësit që ka kaluar

02/02/2022 19:20
nga:Donika Fetahu

Një debat i ashpër mbrëmë në Big Brother VIP ka ndodhur në mes aktorit Donald Veshaj dhe moderatores Einxhel Shkira.

Kjo e fundit i akuzoi vëllezërit Veshaj se fama e tyre nuk vjen nga talenti në aktrim dhe moderim, por atë e kanë arritur nga romancat e shumë përfolura në Shqipëri.

Pas spektaklit, Donaldi ka folur me Arjolën, të cilës i ka treguar të gjitha sakrificat që ka bërë për karrierën e tij.

Ai theksoi se e nxirrnin nga shtëpia sepse nuk kishte mundësi të paguante qiranë e shtëpisë.

“Nuk jam paguar, më kanë vonuar rrogën. E merrja një herë në tre muaj, kur e merrja laja borxhet. Kjo është jeta. Isha korrekt. Asnjë njeri nuk është i pazëvendësueshëm. Po nuk e mbajte vetë veten tënde. Nuk dua të flas për dikë tjetër. Nuk kam asnjë opinion. Më nxirrnin nga shtëpia që isha me qira. Shkoja me valixhe e bëja skeçet se ato kapnin milionat. Nuk më interesonte gishti, as këmba por gjërat e mia”, tha ai.