Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, mbeti i qetë pavarësisht fitores dërrmuese 5-0 ndaj Athletic Bilbaos në gjysmëfinalen e parë të Superkupës së Spanjës.
“Gjithmonë jam i përqendruar te ndeshja e radhës, por e vlerësoj atë që bëmë sot sepse në ndeshjen kundër Espanyolit nuk ishim mjaftueshëm të mirë. Më pëlqen mënyra se si luajti skuadra, treguam unitet. Një fitore 5-0 është fantastike. Por kjo është vetëm një ndeshje, në finale gjithçka do të jetë ndryshe. Sot arritëm të marrim kontrollin e lojës”, tha Flick pas ndeshjes, e cila u luajt në Arabinë Saudite, transmeton GazetaBlic Sport.
“Na u deshën disa minuta për të hyrë në lojë, por më pas luajtëm mirë. Jam i lumtur sepse e kontrolluam shumë mirë ndeshjen. E kishim topin dhe, ajo që më pëlqeu veçanërisht, punuam shumë në mbrojtje deri në fund, duke e mbajtur portën tonë të pastër”, shpjegoi tekniku gjerman.
Flick shpjegoi pse Lamine Yamal nuk ishte titullar kundër baskëve: “Në ditët e fundit, Lamine Yamal ka ndjerë shqetësime dhe nuk ka qenë në gjendje të stërvitet, kështu që nuk u përfshi në formacionin titullar. Por ai është mirë.”
/GazetaBlic Sport/


