Trajneri i Barcelonës, Hans Flick, ishte shumë i kënaqur me fitoren 3-1 në shtëpi kundër Atletico Madridit në raundin e 19-të të La Ligës.
“Mendoj se loja jonë ishte në një nivel tjetër. Ne u përballëm me një ekip të shkëlqyer. Ne luftuam, ishim të bashkuar dhe kjo ishte fantastike. Jam shumë i lumtur”, tha Flick pas derbit të Camp Nou.
“Është jashtëzakonisht e rëndësishme që disa lojtarë janë rikthyer, megjithëse jo të gjithë janë 100% gati, prandaj na u desh të bënim ndryshime”, vazhdoi gjermani.
“Është fantastike të marrësh një rritje të tillë të vetëbesimit në një ndeshje kundër një skuadre si Atletico”, përfundoi trajneri i Barçës, i cili pas ndeshjes u takua me trajnerin e Atleticos, Diego Simeone, në tunel dhe e përqafoi, duke i treguar respekt.
/GazetaBlic Sport


