Kupa e Botës 2022

Flick: Nuk ndjej presion, duhet të kemi respekt për Kosta Rikën

12/01/2022 10:03
nga:E K

Gjermania, e cila nuk e kaloi fazën e grupeve në Botërorin 2018, po kërkon sot kundër Kosta Rikës të shmangë një tjetër eliminim në fazën e parë.

Trajneri,Flick thotë se nuk ndjen presion para ndeshjes ndaj Kosta Rikës, shkruan GazetaBlic Sport.

Nuk ndjej asnjë presion. Vetëm një fitore me tetë gola do të siguronte matematikisht kalimin në të tetën pa pasur nevojë për rezultatin e ndeshjes tjetër.Do të ishte mendjemadhësi të supozonim për të shënuar tetë gola. Ne duhet t’i tregojmë Kosta Rikës respektin që meriton”, tha ai.

/GazetaBlic Sport/