Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, do të jetë në gjendje të llogarisë në një lojtar të rëndësishëm për duelin kundër PSG-së në raundin e dytë të fazës kryesore të Ligës së Kampionëve.
Alejandro Balde u rikthye në skuadrën e katalanasve pas trajtimit të një lëndimi, transmeton GazetaBlic Sport.
Pavarësisht rikthimit të Balde, Flick ende nuk mund të llogarisë në katër lojtarë të rëndësishëm: Joan Garcia, Gavi, Fermin Lopez dhe Rafinha, përveç mungesës së gjatë të Marc-Andre ter Stegen.
/GazetaBlic Sport/


