Sporti

Flick merr një lajm të mirë para ndeshjes ndaj Newcastle

09/17/2025 12:34
nga:Mergim Rreci

Trajneri i Barcelonës, Hans Flick, ka zfjedhur grupin për ndeshjen kundër Newcastle në raundin e parë të fazës kryesore të Ligës së Kampionëve.

Mungesa kryesore për ndeshjen në St James’ Park të enjten (18 shtator) është Lamine Yamal, i cili vazhdon të vuajë nga një dëmtim në ijë që e bëri të luante me qetësues dhimbjesh në ndeshjet e Spanjës kundër Bullgarisë dhe Turqisë.

Në të njëjtën kohë, Flick do të jetë në gjendje të mbështetet te Frenkie de Jong, i cili po kthehet pas një dëmtimi që pësoi gjatë angazhimeve të tij për Holandën.

/GazetaBlic Sport/