Sporti

Flick: Lewandowski është gati nëse na duhet

05/06/2025 08:05
nga:Mergim Rreci

Barcelona do të ketë në dispozicion golashënuesin kryesor, Robert Lewandowski, në gjysmëfinalen vendimtare të Champions League kundër Inter, por ai do ta nisë ndeshjen nga stoli.

Kështu ka konfirmuar trajneri i katalanasve, Hansi Flick, në konferencën për shtyp të mbajtur të hënën në prag të përballjes.

Lewandowski, i cili ka realizuar dyzet gola këtë sezon në të gjitha garat, ka munguar në sfidën e parë për shkak të një lëndimi të pësuar në fund të muajit të kaluar ndaj Celta Vigo. Ndeshja e parë në Barcelonë është mbyllur me rezultat 3-3 dhe Flick e ka cilësuar kthimin e polakut si një përforcim të madh, edhe pse ai nuk do të jetë titullar.

“Gjithçka po shkon mirë. Ai është në gjendje shumë më të mirë se sa prisnim dhe është gati të jetë në stol. Nëse na duhet, mund të hyjë në lojë”, ka thënë trajneri gjerman.

Barcelona është në garë për të fituar të gjithë trofetë e mundshëm këtë sezon, një objektiv që Flick nuk e ka mohuar. Skuadra ka fituar tashmë Superkupën dhe Kupën e Mbretit ndaj Real Madridit, dhe aktualisht kryeson La Liga me katër pikë diferencë, katër javë nga fundi.