Sporti

Flick: Kur Gavi është në fushë, ai është i pandalshëm

07/25/2024 15:47
nga:E K

Hansi Flick ka lavdëruar lojtarin e Barcelonës, Gavi.

Flick u shpreh se Gavit i duhet ende kohë duke potencuar se shpreson se do jetë në klub për 10-15 vitet e ardhshme, shkruan GazetaBlic Sport.

“Kur Gavi është në fushë, ai është i pandalshëm. Ai dëshiron të kthehet, por ne duhet t’i japim kohë dhe të kujdesemi për të”. “Ai po bën mirë, ai është një lojtar profesionist dhe të gjithë do ta ndihmojnë të kthehet”. “Le të shpresojmë që ai të luajë edhe 10/15 vite për Barçën”.

/GazetaBlic Sport.