Sporti

Flick ka besim te Barcelona e tij në ‘El Clasico’ dhe premton: Do të jetë një lojë e shkëlqyer

10/25/2024 16:21
nga:E K

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka folur në konferencën për shtyp para ndeshjes së nesërme (e shtunë) “El Clasico” kundër Real Madridit.

Barcelona udhëton në Madrid në stadiumin “Santiago Bernabeu” për ndeshjen e parë “El Clasico” të sezonit 2024-2025 dhe të dy ekipet vijnë nga një formë e lartë.

Kështu e ka vlerësuar edhe trajneri i katalanasve, Flick, i cili pret një lojë të shkëlqyer dhe me dy ekipet që do t’i përshtaten njëri-tjetrit.

“Të jem i sinqertë, nuk mendoj shumë. Por, ne duam të luajmë dhe mezi presim. ‘El Clasico’ do të jetë një lojë e shkëlqyer. Kam besim tek ekipi im”, ka thënë fillimisht Flick në konferencë.

“Ne kemi qasjen tonë. E patëm kundër Bayernit dhe pamë që duhej të përmirësoheshim. Në çdo ndeshje, ne përshtatemi. Dhe tani ne do të përshtatemi me Real Madridin.

Si në të gjitha ndeshjet. Ka gjithmonë lojtarë rivalë të shpejtë. Gjithashtu te Real Madridi ka, jam i bindur.

Në ekipin tim, lojtarët po bëjnë punë të shkëlqyeshme. Skuadra doli në krye kundër Bayernit, kemi përmirësuar kombinimet, kemi bërë mirë me topin dhe pa top… Jemi të vetëdijshëm se duhet të përmirësohemi dhe duhet të përshtatemi me situata të ndryshme”.