Trajneri i Barcelonës, Hans-Dieter Flick, komentoi deklaratat e Real Madridit në lidhje me gjyqtarët.
“E dimë që gjyqtarët janë një pjesë e rëndësishme e lojës dhe nuk mund të luajmë pa ta.
“Të gjithë bëjnë gabime. Duhet të përqendrohemi te vetja dhe të shohim se çfarë mund të bëjmë më mirë. Nuk dua të flas për të tjerët.
“Duhet të ndërtojmë ekipin më të mirë të mundshëm dhe është e padrejtë të ushtrojmë presion shtesë mbi gjyqtarët. Kjo nuk është mënyra ime”, tha Flick.
Barcelona aktualisht është në krye të tabelës së ligës spanjolle, me Real Madridin në vendin e dytë.
/GazetaBlic Sport


