Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, beson se ndeshja kundër Chelseat mund ta kishte ndryshuar drejtimin e ndeshjes nëse Ferran Torres do të kishte shënuar atë shans të hershëm.
“Ne patëm mundësinë për të shënuar golin e parë, por nuk e shfrytëzuam. Pas kësaj, humbëm topa të lehtë dhe duhet ta analizojmë,” tha Flick.
Trajneri i Barçës gjithashtu fajësoi kartonin e kuq të marrë nga Araujo në pjesën e parë për humbjen.
“Ne luajtëm shumë minuta me një lojtar më pak dhe Chelsea është një ekip shumë i mirë me topin. Është diçka që duhet ta pranojmë,” tha Flick.
“Do të jetë e vështirë të jemi midis 8 më të mirëve, por nuk është e pamundur,” shton Flick.
/GazetaBlic Sport


