Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ndau mendimin e tij pas eliminimit nga Liga e Kampionëve. Katalanasit humbën 4-3 ndaj Interit pas kohës shtesë në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale dhe u eliminuan me një rezultat të përgjithshëm prej 6:7.
“Jam i zhgënjyer me rezultatin, jo me performancën e ekipit. Çfarëdo që të jetë… jemi jashtë, por do të përpiqemi përsëri sepse duam t’i bëjmë tifozët të lumtur. Fitimi i Ligës së Kampionëve ishte qëllimi ynë dhe do të jetë përsëri”, filloi Flick.
“Mund të jemi krenarë për lojtarët. Kjo është pjesë e futbollit – të fitosh dhe të humbasësh. Ne të gjithë do të mësojmë”, tha specialisti gjerman.
“Ajo që na ndodhi neve ishte se edhe Interi luajti mirë, ata kanë sulmues të mirë, mbrohen mirë. Ne do të mësojmë. Kemi përparuar, duam të vazhdojmë të mësojmë, por do të kthehemi”, tha gjithashtu Hansi Flick.
Tani, Barca ka një El Clasico vendimtare që vjen në betejën për titullin e La Ligës: “Ne luajmë për të fituar tituj dhe të dielën kemi një ndeshje shumë të vështirë. Kemi tre ditë për t’u përgatitur. Çdo lojtar mund ta shohë veten në pasqyrë me krenari.”
/GazetaBlic Sport


