Sporti

Flet trajneri i Mallorcas: Mund të fitojmë edhe pa Muriqin

09/24/2024 17:26
nga:E K

Skuadra e Mallorcas të hënën në mbrëmje e mposhti Real Betisin me rezultatin 2:1, në kuadër të xhiros së gjashtë të La Ligas.

Në ndeshjen ndaj Betisit, sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, mungoi për shkak të lëndimit. Trajneri i Mallorcas, Jagoba Arrasate, ka thënë se skuadra mund të fitojë ndeshje edhe pa Muriqin në fushë.

“Skuadra ka treguar se mund të fitojë edhe pa Vedat Muriqin në fushë. Ishte një fitore e madhe për ne. Fitorja jashtë shtëpisë në Leganes ose këtu kundër Betisit tregon se ne duam të jemi konkurrues”, ka thënë Arrasate, shkruan “Marca”.

Muriqi pritet të mungojë rreth pesë javë shkaku i lëndimit. Reprezentuesi i Kosovës këtë edicion ka një gol dhe një asistim.