Lajme

Flet sindikalisti i Trepçës që u largua nga puna: Këto janë kërkesat tona

11/12/2023 21:26
nga:Gazeta Blic

Gani Osmani, i cili është anëtar i Kryesisë së Sindikatës së Trepçës, e që u largua përkohësisht nga puna pse hynë në grevë për kushtet e punës dhe kërkesat e tyre për marrjen e pagave, për “Expose” ka treguar arsyet se pse kanë hyrë në grevë.

Sipas tij, arsye për këtë është që askush nga Qeveria nuk është marrë me kërkesat e tyre, derisa shtoi se kërkesat e tyre janë të qarta: Kushte më të mira puna dhe shkarkimi i kryeshefit të Trepçës, raporton Gazeta Blic.

“Qysh nga paslufta ne punojmë në kushte jashtëzakonisht të vështira, shto këtu edhe jo-stabilitetin në paga. Minatorët e Trepçës e panë gjendjen tejet të keqësuar në dy vitet e fundit dhe arsye e kësaj është kryeshefi i ndërmarrjes”, tha ai.

Sipas tij, ajo që më së shumti i nevrikos më së shumti minatorët është kryeshefi

“Edhe më herët nuk na ka vizituar askush nga pozita, kjo bëri që minatorët të marrin vendimin për grevë dhe është e drejtë e tyre. Ajo çka i nevrikos më së shumti minatorët është kryeshefi, i cili prej që ushtron këtë detyrë në Trepçë, këmba e tij nuk ka shkelë brenda në minerë. Ajo çka ne kërkojmë janë kushtet e mira dhe një drejtor i ri që punon drejtë”, tha ai.