Të paktën 129 persona kanë vdekur dhe 180 të tjerë janë plagosur, thotë policia në Indonezi, pasi kaosi dhe dhuna shpërtheu të shtunën pas një ndeshje futbolli midis dy skuadrave më të mëdha të vendit.
Tifozët e Arema FC dhe Persebaya Surabaya u përleshën pasi ekipi vendas Arema FC u mund 3-2 në një ndeshje në qytetin Malang, përcjell GazetaBlic Sport.
Tifozët e ekipit humbës kishin “pushtuar” fushën dhe policia hodhi gaz lotsjellës, duke shkaktuar një rrëmujë që çoi në raste vdekje, tha shefi i policisë, Nico Afinta gjatë një konference për shtyp pas ngjarjes.
“Para së gjithash, ndodhi një trazirë,” tha Nico. “Ishte bërë anarkike. Tifozët filluan të sulmojnë policët, ata dëmtuan makina.”
Dy oficerë policie ishin mes të vdekurve dhe 180 persona u plagosën gjithashtu, tha shefi i policisë, duke shtuar se përplasja ndodhi kur tifozët u larguan për në portën e daljes.
Videot e filmuara nga brenda në stadium deri në orët e vona të natës dhe të shpërndara në rrjetet sociale treguan tifozët, duke u përleshur me forcat indoneziane të sigurisë.
/GazetaBlic Sport
At least 127 people have died after clashes between supporters at a football match in Indonesia. pic.twitter.com/Qzl96XoqrW
— Sky Sports News (@SkySportsNews) October 2, 2022


