Lajme

Flet Pushka, i cili u bë temë debati me pankartën e tij: “Liria jonë është e paplotë pa lirinë e Palestinës”

05/15/2021 23:17
nga:Gazeta Blic

Amar Pushka nga Peja thotë se pankarta e tij u keqkuptua dhe se për lirinë e Kosovës do ta jepte jetën.

Njëri ndër liderët e preferuar të tij është Nelson Mandela.

Prandaj Amar Pushka nga Peja shpesh e dëgjon dhe lexon thëniet e tij.

E të premten, kur ai shkoi nga Peja në Prishtinë për t’iu bashkangjitur marshit në solidarizim me Palestinën, ai mbante një pankartë për të cilën ishte frymëzuar pikërisht nga Mandela.

Në të shkruhet se liria jonë është e paplotë pa atë të Palestinës.

Pas publikimit të fotografisë ku Pushka mbante këtë shkrim, pati reagime të shumta në rrjetet sociale, kryesisht duke e akuzuar se po nënvlerëson lirinë e Kosovës.

Një ditë pas kësaj, 20 vjeçari sqarohet për krejt këtë.

Aktivisiti i Lëvizjes Vetëvendosje tregon nëse mendon që liria e Kosovës është e pa plotë pa atë të Palestinës.

Ai gjithashtu shton se nëse liria e Kosovës ndonjë herë do të cenohej, ai do të ishte i gatshëm për të luftuar, ashtu siç bënë të afërmit e tij më 1999.

Pushka ka edhe një mesazh për fund për ata që reaguan në drejtim të tij.