Lajme

Flet personi që e lajmëroi në Polici vendndodhjen e Dardan Krivaqës

08/24/2021 19:03
nga:Q R

Njëri nga dy të dyshuarit për vrasjen e 18-vjeçares M.O Dardan Krivaqa, është arrestuar sot gjatë ditës.

Personi që lajmëroi Policinë për vendndodhjen e Krivaqës ka thënë se ka qenë në kontakt me Policinë prej momentit që e ka parë të kërkuarin në fshatin Dardani të Ferizajt.

“Kam dashur ta ndalojë vet, por policia më thanë që të mos bëj asgjë sepse është person i rrezikshëm. Deri në vend të ngjarjes kam qenë këtu edhe pasi e kanë arrestuar. Kam qenë pasë policisë”, është shprehur ai për Klan Kosova në kushte anonimiteti.

“Kur e ka parë njërin nga policët ka tentuar të largohet por nuk mundi të ikë. Është rrëzuar nga biçikleta dhe ka tentuar të ikë. Nuk është goditur nga vetura”, shtoi ai.

Ndërkaq gjithë ngjarjen ka treguar se e ka parë edhe pronari i shtëpisë pranë së cilës u arrestua i dyshuari.

Vrasja e 18 vjeçares, Ibishi thotë se për dorasin parashihet dënim deri në burgim të përjetshëm