Mëngjesin e ditës së sotme Izraeli ka nisur sulmet ndaj Iranit.
Ky sulm ishte i koordinuar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Lajmin e konfirmoi vetë Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump.
“Objektivi ynë është të mbrojmë popullin amerikan duke eliminuar kërcënimet e menjëhershme nga regjimi iranian, një grup i egër njerëzish shumë të ashpër dhe të tmerrshëm”, tha presidenti në video.“Aktivitetet e tij kërcënuese rrezikojnë drejtpërdrejt Shtetet e Bashkuara, trupat tona, bazat tona jashtë shtetit dhe aleatët tanë në të gjithë botën”, tha Trump në mesazhin tetëminutësh raporton “Gazeta Blic”.
Në shenjë hakmarrje edhe Irani ka nisur kundërpërgjigjen duke lëshuar raketa në drejtim të Izraelit.
“Gazeta Blic” ka kontaktuar me Ksenia Jakoel Efimovski, shqiptare e cila jeton në Izrael, e cila na ka treguar se si është momentalidht gjendja atje.
“Kemi sirena pa pushim dhe jemi në strehim gjithë kohën” tha shkurt për “Gazeta Blic” Jakoel Efimovski nga Izraeli.
Ajo na dërgoi edhe një foografi duke na treguar gjendjen se sa shpesh po bien sirenat e alarmit.

/Gazeta Blic/
CNN: Sulmi izraelit në Iran i koordinuar me Shtetet e Bashkuara


