Lajme

Flet për “Gazeta Blic” shqiptarja në Izrael- Jemi gjithë kohës nën sulmet e Hezbollah, dhomat e sigurisë janë të hapura!

10/08/2024 12:56
nga:Y I

Shqiptarja që jeton në Izrael, Ksenia Jakoel Efimovski, në një intervistë ekskluzive dhënë për “Gazeta Blic” ka treguar gjendjen e cila po mbretëron aktualisht në Izrael pas bombardimeve nga Irani dhe Hezbollah.

Jakoel-Efimovski tha se rreth 200 raketa u dërguan mbi Izrael nga Irani por se duke i’u bindur urdhrave të “Komandës së Prapavijës’ nuk pati të vrarë dhe të plagosur sepse shumica dërmuese e raketave u shpëthyen në ajër.

Por e njëjta bëri të ditur se vazhdojnë me intensitet sulmet e Hezbollah nga Libani.

Ajo tha se çdo ditë rreth 200 raketa dërgohen pa kriter nga kjo organizatë.

“Siç e keni dëgjuar, para disa ditësh patëm një sulm masiv nga Irani ku rreth 200 raketa u dërguan dhe praktikisht nuk kishte zonë izraelite ku nuk tingëlluan sirenat. Ka zona pak më të qeta si kjo e jona, për fatin tonë raketat, na kaluan mbi kokë po ka zona të tjera që ishin më të rrezikuara. Ajo që ka rëndësi është që duke iu bindur urdhrave të “Komandës së Prapavijës’ nuk pati të vrarë dhe të plagosur dhe relativisht shumë pak dëme sepse shumica dërmuese e raketave u shpëthyen në ajër. Për fatin tonë të keq çfarë vazhdon me intensitet janë sulmet e Hezbollah nga Libani, kemi përditë 100-180 raketa që dërgohen pa kriter në kuptimin që nuk dallojnë midis zonave civile dhe zonave ushtarake. Kjo është gjendja tani. Siç e dini që të nesërmen e 7-tetorit të asaj dite të tmerrshme, Hezbollah filloi të bombardojë pjesën veriore të Izraelit gjë që shkaktoi që rreth 100 mijë veta të jenë të shpërngulur, që jetojnë nëpër hotele, që janë larguar nga puna, bizneset, shkollat nga çdo gjë. Pra ka rreth një vit që janë rreth 100 mijë veta të evakuuar” deklaroi ajo ekskluzivisht për “Gazeta Blic”.

Jakoel-Efimovski tha se Izraeli tashmë ka marrë iniciativën për t’a eleminuar komplet udhëheqjen e Hezbollah.

“Nëse deri para një muaj, Izraeli, i’u përgjigjej sulmeve të Hezbollah tani ka marrë iniciativën duke eleminuar komplet udhëheqjen e Hezbollas dhe u futur këmbësorisht në atë territor për të shkatërruar të gjithë infrastrukturën terroriste, tunelet e mundshme, bazat e Hezbollas, depot e armatimeve, kalimet e nëndheshme nga futen armët etj. Nuk dihet si do të vazhdojë por gjendja është e tensionuar”

E njëjta bëri të ditur se duke qenë gjithë kohën nën sulmet e Hezbollah po përdoren dhomat e sigurisë.

“Nga ana tjetër duke qenë se jemi tërë kohën nën sulmin e Hezbollah, natyrisht që përdorim dhomat e sigurimit. Eshtë një aplikacion në telefon që jo vetëm që ti dëgjon sirenën por edhe ajo sikur në gjumë të jesh të zgjon dhe aty është shkruar se sa kohë ka çdo zonë në varësi nga dërgohen raketat për t’u futur në dhomën e sigurisë. Këtu ku jam unë kur vjen raketa nga Libani kemi 30 ose 45 sekonda. Dhomat e sigurisë janë të hapura, të furnizuara me çdo gjë që duhet për të qenë aty jo vetëm 10 minuta sa kërkoet tani por edhe  nëse kërkojnë një kohë më të gjatë. Me sa di unë nga shqiptarët që janë këtu nuk ka të plagosur pavarësisht se janë në zona që intresohen nga këto sulme, por nuk kam dëgjuar as për plagosje as për vrasje sepse siç ju thashë në të gjithë Izraelin, momentalisht, gjendja është relativisht e mirë. Izraeli është duke u luftuar tani në disa fronte” tha Jakoel-Efimovski në një intervistë dhënë për “Gazeta Blic” drejtpërdrejtë nga Izraeli.

/Gazeta Blic/