Lajme

Flet nëna e Astrit Deharit, tregon se kush mund t’i ketë kthyer mostrat në IML

03/10/2023 20:03
nga:Y I

Sot u raportua në media vendase se janë gjetur disa mostra të Astrit Deharit të cilat ishin zhdukur tash e sa kohë.

Mirëpo,nëna e ish-aktivistit të VV-së, Astrit Dehari, Xhemile Dehari, tha se nuk kanë informacione për gjetjen e mostrave të birit të saj.

“Na as nuk i kemi marrë as nuk i kemi çu atje (IML). Pse nuk e thirrni Prokurorin. Ai i paska marrë ai i paska kthy. Pyeteni Afrimin, ai e din më së miri. Ai i paska pas edhe në xhep me veti i ka mbajt, i paska kthy tash“, u shpreh ajo për Sinjalin.

Në orët e mbrëmjes u raportua në media se janë gjetur disa nga mostrat e Astrit Deharit.

Gjenden një pjesë e mostrave të Astrit Deharit