Lajme

Flet Liridon Osmani: Të shtënat e armëve gati ma vranë nënën e vajzën e vogël

06/22/2025 12:47
nga:G B

Para pak orësh, persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të shtëpisë së Liridon Osmanit në Vushtrri.

Për këtë ka folur për lajmi.net, Liridon Osmani, i cili tha se personat e dyshuar kanë shtënë në dhomën e vajzës dhe nënës së tij ku edhe ishin.

Kanë gjujtë në dhomën e çikes edhe nanes ku e kam pas. Nana edhe çika per pak mkan shpetu”, ka thënë Osmani.

Teksa tutje ka thënë se ky sulm është organizuar nga familja Gërbeshi.

Ndryshe Liridon Osmani është qytetari i cili para pak javësh ishte sulmuar fizikisht nga disa persona të maskuar, derisa ishte duke dërguar vajzën e tij në çerdhe.