Lajme

Kryeshefi i Sekretariatit të KQZ-së tregon a ka dërguar Lista Serbe njoftim zyrtar për mospjesëmarrje në votimin e 21 prillit

04/09/2024 13:50
nga:Y I

Anëtari i KQZ-së, Sami Kurteshi, e ka pyetur kryeshefin e Sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahmetaj, nëse Lista Serbe ka dërguar njoftim zyrtar për mospjesëmarrjen në votimin e 21 prillit.

“Njoftim zyrtar në KQZ nuk ka dërguar, përveç një emaili që është dërguar në KKZ që tërhiqet përfaësuesi i këtyre dy subjekteve politike [Lista Serbe dhe GISPO]”, tha ai.

Lista Serbe të hënën ka njoftuar se nuk do të marrin pjesë në votimin e 21 prillit për shkarkimin e kryetarëve aktualë në Veri dhe kanë bërë thirrje për mospjesëmarrje.