Kryediplomati gjerman, Heiko Mass, pak minuta pasi ka arritur në Kosovë ka publikuar një postim në Twitter, ku ka treguar arsyen se pse gjendet sot në Prishtinë dhe pse do të vizitojë Beogradin nesër.
Maas shkruan se këto vizita ndërlidhen me çështjen e procesit të vaksinimit në Ballkanin Perëndimor.
“Askush në Evropë nuk mbetet i paprekur nga suksesi dhe dështimi i fqinjëve të saj. Fakti që tani mund të ndajmë progresin e vaksinimit në BE me vendet e Ballkanit Perëndimor është një moment kyç në luftën kundër virusit. Kjo është arsyeja pse unë jam në Prishtinë dhe Beograd sot dhe nesër”, ka shkruar Mass në Twitter.
Niemand in Europa bleibt von Erfolg und Misserfolg der Nachbarn unberührt. Dass wir den Impffortschritt in der EU nun auch mit den Staaten des Westbalkans teilen können, ist ein Schlüsselmoment im Kampf gegen das Virus. Heute und morgen bin ich deswegen in Pristina und Belgrad. pic.twitter.com/iW66iFyQoP
— Heiko Maas ?? (@HeikoMaas) April 22, 2021
LEXO EDHE:
Presidentja Osmani pret në takim kryediplomatin gjerman