Lajme

Flet Jusuf Azemi nga Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat: Do të hyjmë në grevë, Qeveria s’po merret me ne

12/08/2021 15:11
nga:Gazeta Blic

Pas presionit që po ushtrojnë  sindikatat e sektorit publik ndaj Qeverisë së Kosovës për rritje të pagave, një paralajmërim ka ardhur edhe nga ana e Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës.

Kryetari i kësaj sindikate, Jusuf Azemi në një deklaratë për Gazeta Blic ka theksuar se Qeveria e Kosovës nuk po i merr seriozisht kërkesat e tyre.

Ai tha se protesta më nuk do të jetë mjeti i tyre për realizimin e kërkesave. Ai paralajmëroi grevën, si formë përmes së cilës kjo sindikatë do t’i realizoj të drejtat e punëtorëve në sektorin privat

“Ne nuk jemi të gatshëm për protesta. Ne nuk i kemi shtjerr rrugët për dialog, por pala tjetër, Qeveria e Kosovës duket se nuk është e gatshme të merret me kërkesat tona”, tha Azemi për Gazeta Blic.

Ai tha se përkundër që “na kushton hyrja në greva, por ne jemi në presion nga punëtorët dhe do të shtyjmë përpara kërkesat e tyre”.

Federata Sindikale e Shëndetësisë së Kosovës është më e zëshmja në raport me zbatimin e Ligjit për Pagat.

Kjo sindikatë ka paralajmëruar bllokim të sistemit shëndetësor nëse deri më 15 dhjetor nuk plotësohen kërkesat e tyre.

Për dallim nga FSSHK, nga SBASHK-u janë tërhequr pak, duke arritur një paqe me qeverinë e Kosovës deri në muajin mars të vitit të ardhshëm.

‘Paqe’ me Qeverinë: Si e bindi Sveçla SBASHK-un që ligji i pagave do të jetësohet në mars të 2022- Jasharaj flet për takimet me ekzekutivin