Sporti

Flet heroi i Dritës, Ardit Tahiri: S’kam fjalë, për mua është një ndjenjë e jashtëzakonshme

08/21/2021 19:19
nga:E K

Skuadra e Dritës ka fituar ndeshjen e parë të edicionit të ri të Superligës me përmbysje ndaj Feronikelit.

Drita ka mposhtur Feronikelin në shtëpi me rezultatin 2-1, me dy golat e Ardit Tahirit, i cili kishte një debutim ëndrrash, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas ndeshjes, Tahiri u prononcua për Art Sport, ku theksoi se është jashtëzakonisht i lumtur për këtë paraqitje të tij.

“Është vështirë me sqaru këtë debutim, për mua është një ndjenjë e jashtëzakonshme, s’kam fjalë”, tha fillimisht Tahiri për ‘Art Sport’.

“Është një skuadër mjaft e mirë, besuam që do ta rikthejmë rezultatin dhe kjo u arrit”, përfundoi 18 vjeçari.

/GazetaBlic Sport